Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Kriva Pallankës

Maqedonia

Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Kriva Pallankës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:50
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme nga Kumanova ka parashtruar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër A.A. (57) dhe M.M. (67) për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit”.

Siç kumtoi sot MPB, dy të denoncuarit në periudhën prej qershorit të vitit 2009 deri në maj të vitit 2013, dy herë e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare. I paraqituri i parë, në atë periudhë në cilësinë e kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, ndërsa i paraqituri i dytë në cilësinë e drejtorit të atëhershëm të SHMSH “Gjorçe Petrov” nga e njëjta komunë, kanë vepruar në kundërshtim me konkludimet dhe vendimet e Qeverisë për projektin për ndërtimin e 35 sallave sportive.

“A.A. dhe M.M. më 29 maj të vitit 2009 kanë përgatitur dhe nënshkruar dokument të rrejshëm – Marrëveshje për investim në ndërtimin e sallës sportive ‘Petar Pop Arsov’ me Agjencinë për sport dhe të rinj si investues i projektit. Duke e cekur ‘marrëveshjen’ nën tre numra afarist në tre libra regjistrimi dhe atë në atë pranë komunës Kriva Pallankë, në SHMSH ‘Gjorçe Petrov’ dhe në Agjencinë për të rinj dhe sport, në marrëveshjen në nenin 7 paragrafi 1, kanë cekur se salla sportive gjoja do të ndërtohet në oborrin e SHMSH ‘Gjorçe Petrov’ nga Kriva Pallanka, edhe pse aty tashmë ka qenë e ndërtuar salla sportive”, kumtoi MPB.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur, komuna Kriva Pallankë është obliguar ta përgatisë terrenin dhe të sigurojë rrugë qasëse për fillim të ndërtimit, të kryejë pranim teknik të funksionalitetit të sallës sportive, të japë leje përdorimi, dhe t’i parashtrojë Agjencisë për të rinj dhe sport fletë-pronësi në të cilën do të regjistrohej salla sportive.

Këto dispozita të marrëveshjes aspak nuk janë përmbushur, por në kundërshtim të saj i paraqituri A.A. ka sjellë dhe nënshkruar Vendim për kushte lokacioni për ndërtim dhe ka nënshkruar Miratim për ndërtim të sallës sportive në lokacion tjetër, në parcelën e kadastrës e cila pjesërisht ka qenë në pronësi të komunës, ndërsa pjesa tjetër në pronësi të Republikës së Maqedonisë, pa u kryer paraprakisht ridedikimi i tokës nga ajo bujqësore në ndërtimore.

Është konstatuar se salla e re e ndërtuar sportive fare nuk është futur në operativitetin e kadastrës për komunën Kriva Pallankë, ndërsa fletë-pronësia në të cilën është dashur të futet salla sportive në pronësi të komunës së Kriva Pallankës asnjëherë nuk i është parashtruar Agjencisë për patundshmëri pranë Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat