Riaktivizohet linja hekurudhore Gjevgjeli-Selanik

Maqedonia

Riaktivizohet linja hekurudhore Gjevgjeli-Selanik

Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:43
Ilustrim

Është riaktivizuar linja hekurudhore për udhëtarë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, linjë kjo e ndërprerë, por që tani do të jetë në qarkullim vetëm gjatë fundjavave.

Gjatë ditëve të punës, nga Gjevgjelia për në Selanik, dhe anasjelltas, do të jenë në qarkullim vetëm autobusët.

MPB-ja bën të ditur se linja hekurudhore do të jetë hapur në një afat kohor të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat