Nesër ratifikohet marrëveshja me Bullgarinë, VMRO rikthehet në Kuvend

Maqedonia

Nesër ratifikohet marrëveshja me Bullgarinë, VMRO rikthehet në Kuvend

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:49
Kuvendi

Duke filluar që nesër dhe gjatë gjithë javës së ardhëshme, reformat, integrimet dhe marëdhëniet ndërfqinjësore do të jenë temat dominante në Kuvendin e Maqedonisë. 

Përveç miratimit të ligjeve nga agjenda reformuese, në trupat parlamentar do të shqyrtohen edhe marrëveshje të rëndësishme si dhe do të prezentohet plani i Bullgarisë për kryesimin gjashtë mujor me këshill evropian.

Fillimisht deputetëve në seancën plenare e cila është caktuar për të hënën do tu shtrohet për ratifikim marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si pikë e seancës së 30 plenare. Në të njëjtën kohë për nesës është thirur edhe seanca e komisionit për çështje evropiane në të cilën ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Ivan Petkov, do të shpalos programin dhe prioritetet e punës së kryesimit bullgar me këshillin e Bashkimit Evropian gjatë periudhës janar-Qershor 2018, periudhë kjo në të cilën do të duhet të meren edhe shumë vendime të rëndësishme për Maqedoninë dhe rajonin. 

Nesër në rend dite në Kuvend janë edhe disa ligje nga agjenda reformuese siç janë ligji për ndjekjen e komunikimeve, ligji për administratë, si dhe ligji për amnesti i cili tani ka hyrë në fazën e fundit dhe ku mbi 3000 të burgosur pritet të përfitojnë lirinë nga ky ligj. Të enjten Kuvendi i Maqedonisë do të jetë nikoqir i një vizite të pazakontë dhe tejet të rëndësishme për procesin integrues euro atlantik. Para deputetëve në një seancë të posaçme plenare, do të drejtohet sekretari general i NATO-s Jans Stoltenberg, i cili do të jetë në Shkup në vizitë dy ditore të mërkurën dhe të enjten. 

Fjalimi i Stoltennbergut në Kuvend do të bëhet shkak edhe për thyerjen e bojktotit të deritanishëm të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët kanë paralajmëruar pjesmarjen në këtë seancë.  Kt fjalim shihet si një shenjë pozitive dhe shpresdhënëse për Maqedonië dhe proceset integruese euro-atlantike. Përveç fjalimit në Kuvend, sekretari general i NATO-së, Stoltenberg do të takohet edhe me krerët shtetëror, me ministra si dhe me disa nga kryetarë të partive politike, ndërsa në fokus të takimeve pritet të jetë zgjidhja e kontestit të emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat