Më 24 janar takohen Zaev dhe Cipras në Davos

Maqedonia

Më 24 janar takohen Zaev dhe Cipras në Davos

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:50
Forumit Ekonomik Botëror

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet nga 23 deri më 26 janar në Davos, Zvicër, sipas një edicioni online të të përditshmes greke ‘Real’, kryeministri maqedonas dhe ai grekë do të kenë një takim dypalësh ku përveç kryeministrave, në Davos do të jenë dhe krerët e diplomatëve të të dy vendeve.

“Sipas ‘Real’, Alexis Cipras, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev më 24 janar, një fakt që konfirmon informacionin se ka pasur progres takimi Koxias-Dimtrov në Selanik. Sipas të njëjtit informacion dhe pavarësisht faktit se nuk ka njoftim, ministrat e jashtëm të të dy vendeve do të mbërrijnë në vendpushimin zviceran në të njëjtën ditë”, raporton ‘Real’.

Mediat greke spekuluan dhe për një takim të mundshëm midis Zoran Zaev dhe Alexis Cipras në forum, por nuk kishte konfirmime nga asnjëra palë.
a
Ndryshe, vetëm tre ditë më parë, shërbimi i shtypit qeveritar njoftoi se një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, më 25-26 janar. Datat që nuk përputhen me terminin e botuar nga portali grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat