Falimentuan fabrikën e kabllove në Negotinë, shkaktuan rreth 14 milionë euro dëm, paditet penalisht e gjithë drejtoria

Maqedonia

Falimentuan fabrikën e kabllove në Negotinë, shkaktuan rreth 14 milionë euro dëm, paditet penalisht e gjithë drejtoria

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:02
Pamja e fabrikës në Negotinë

Stacioni policor i Negotinës ka ngritur padi penale për pesë presona të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave si edhe për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit.

Ata gjithashtu akuzohen për dëmtim dhe privilegjim të garantuesve si edhe falsifikim dokumentesh për një fabrik të kabllove në Negotinë.

Penalisht paditen drejtori gjeneral, kryetari i këshillit të drejtorëve, anëtarë të këshillit të drejtorëve, të gjithë nga Bullgaria, si edhe një anëtarë këshilli nga Maqedonia, që të gjithë pjesë e fabrikës SHA Fabrika e Kabllove Negotinë.

Të paditurit, gjatë periudhës 2007-2010 kanë ndërmarrë aktivitete që kanë bërë që kjo fabrikë të mos jetë në gjendje të kryej detyrimet dhe obligimet tjera ligjore, duke shkaktuar dëm financiar prej rreth 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat