68 për qind e grekëve kundër termit Maqedoni

Maqedonia

68 për qind e grekëve kundër termit Maqedoni

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:05
Proto tema

Pothuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk dakordohen që termi Maqedoni të kyçet në emrin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Sipas hulumtimit të mendimit publik të agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto tema”, 68 për qind e të anketuarve përgjigjen negativisht në pyetjen nëse Greqia duhet të dakordohet për emër të përbërë me termin Maqedoni. Përgjigje pozitive, dhanë vetëm 23,6 për qind e të anketuarve.

“Nuk e dëshiron shoqëria greke, nga Evrosi deri në Kretë, as ndërkaq mbështetësit e SYRIZA-s (64 për qind). 68 për qind JO për emër me Maqedoni”, shkruan javorja “Proto tema” në ballinë, lidhur me anketën e mbajtur. Nga ata të cilët u përgjigjën negativisht në pyetjen për termin Maqedoni, sipas rezultateve, 63,8 për qind janë votues të SYRIZA-s në pushtet, ndërsa e ngjashme është klima edhe tek ata të cilët në zgjedhjet në vitin 2015 votuan për opozitaren Demokracia e Re, 67 për qind janë kundër fjalës “Maqedoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat