DPHM parashikon reshje të borës sonte dhe nesër në Maqedoni

Maqedonia

DPHM parashikon reshje të borës sonte dhe nesër në Maqedoni

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Nën ndikim të një mase të ftohtë dhe jo aq të lagësht, sot dhe nesër moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale, kryesisht me intensitet të dobët. Sot do të ketë reshje të borës në male dhe vende të larta, ndërsa në vendet më të ulta reshje të shiut, ndërsa deri në fund të ditës do të kalojnë në reshje të borës në të gjitha lartësitë mbidetare, veçanërisht në pjesët veriore të vendit.

Nesër do të ketë kryesisht reshje të borës, përveç në rajonet më të ulta në jug të vendit. Deri nesër në mbrëmje më shumë reshje do të ketë në pjesët malore në veri-perëndim dhe lindje, ku pritet formimi i një shtrese më të madhe të borës.

Në Shkup dhe rrethinë priten reshje të borës, por me intensitet të ulët, veçanërisht gjatë ditës së nesërme.

Reshje do të ketë edhe gjatë ditës së martë, por vetvm në pjesët perëndimore të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat