Incidenti në Çair, katër persona të lënduar

Maqedonia

Incidenti në Çair, katër persona të lënduar

Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:11
ilustrim

Sektori për punë të brendshme i qytetit të Shkupit, ka konfirmuar incidnetin e mbrëshmëm të ndodhur pas ndeshjes së basketbollit mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit”, e cila u zhvillua në Çair.

SPB konfirmon se incidenti në fjalë filloi pasi nga tribunat e tifozëve ku qëndronin “Shvercerat” në ulëset e lojtarëve të “Pelisterit” është hedhur një fishek zjarë. Nga SPB po ashtu për Alsat-M, konfirmuan se pas kësaj drejt “Shvercerave” , basketbollistët e Pelisterit, kanë hodhur një shishe me ujë.

Pas kësaj situata u përshkallëzua dhe erdhi deri tek përleshja fizike. SPB në buletin e saj thekson se si pasojë e dhunës janë lënduar përfaqësuesi teknik dhe një basketbollist i Pelisterit, ndërsa gjat intereventimit për të qetësuar situatën janë lënduar dy polic. Për momentin punohet përzbardhjen plotë të incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat