Pasojat nga tërmeti në Ohër nuk janë kompensuar

Maqedonia

Pasojat nga tërmeti në Ohër nuk janë kompensuar

Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:21
Pamje nga Ohri

Ndihma e premtuar për qytetarët e Ohrit për dëmin e pësuar nga tërmeti i vitit të kaluar prej 5.1 ballë sipas Rihterit, assesi të arrijë në adresë të qytetarëve. Tashmë kur kanë kaluar rreth tetë muaj, nga Qeveria arsyetohen se ende nuk është formuar Komisioni republikan i cili duhet ta shqyrtojë elaboratin e komisionit komunal për fatkeqësi natyrore.

Komisioni i cili vendos për dëmet është shkarkuar. Në periudhën e ardhshme, kur do të emërohen anëtarët e ri, do t’ju njoftojmë në mënyrë plotësuese -tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Qytetarët shprehen skeptikë se do të marrin ndihmë nga shteti. Disa prej tyre kanë arritur që t’i riparojnë dëmet, ndërsa të tjerët ose jetojnë me pasojat nga tërmeti ose janë strehuar tek familjarët e tyre.

“Nuk ka kurrfarë ndihme. Për këtë shkak kam mbetur as andej e as këndej. Kemi paraqitur rastin dhe Komisioni ka kryer ekspertizën. Nga Komisioni i Shkupit nuk ka asnjë zë. Dëme të mëdha kanë pasur në korridor, nëpër dhoma dhe banjë. Çdo gjë është shkatërruar. Jam shumë e dëshpëruar. Askush nuk brengoset se si jeton populli – u shpreh Lidija Bashiq, pronare e objektit të dëmtuar.

“Askush nuk më është lajmëruar e as nuk kam marrë asnjë denarë. Dëmet i kam mbuluar vetë. Se ku kanë përfunduar ato mjete nuk e di. Dëmi më ka kushtuar 14 mijë denarë. Premtimet janë vetëm në letër. Nuk mendoj se do të marrim ndonjë gjë – tha Dragan Donevski, pronar i makinës së dëmtuar.

Në Ohër shumë objekte janë me dëmtime të kategorisë së katër dhe pesë.

Deri më sot nuk kemi informacione nga Qeveria nëse do të ketë dëmshpërblime dhe sa përqind do të jetë ai. Çdo ditë vijnë qytetarët dhe unë ju them se presim përgjigje nga Qeveria. Profesorë nga Institutit për Inxhinieri tërmeti dhe sizmologji (IITS) kanë ndaluar jetesën në 15 objekte. Disa prej qytetarë janë strehuar tek familjarët apo miqtë e tyre. Kemi informata të këtilla nga qytetarët – deklaroi Rade Veljanovski, Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.

Ndryshe, pranë Komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve kanë arritur 862 kërkesa dhe është vërtetuar dëm në lartësi prej rreth 1 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat