Reshje të borës në Kodrën e Diellit, Gostivar, Mavrovë dhe shumë vende të Maqedonisë

Maqedonia

Reshje të borës në Kodrën e Diellit, Gostivar, Mavrovë dhe shumë vende të Maqedonisë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:05
Ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në Kriva Pallankë, Kodrën e Diellit, Gostivar, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë, Dellçevë. Në Stracin reshjet janë me intensitet mesatar. Në Dibër ka reshje të përkohshme të shiut dhe borës. Këto reshje për momentin nuk paraqesin penegesë për zhvillim normal të komunikacionit.

Nga LAMM rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Në rrugët jashtë mjediseve urbane intensiteti i komunkacionit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat