Çfarë i pengon Najçevskës gjuha shqipe!?

Maqedonia

Çfarë i pengon Najçevskës gjuha shqipe!?

Më: 14 janar 2018 Në ora: 22:17
Mirjana Najçevska

Reagimet lidhur me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që avancon ende më shumë gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur, profesoresha Mirjana Najçevska në blogun e saj personal kvadraturanakrugot.crnaovca.mk ka ndarë qëndrimet e saj të parapara me ligjin për përdorimin e gjuhëve që para disa ditëve është votuar edhe në parlament.

Në shkrimin e saj të fundit, profesoresha Najçevska mundohet të jep 'sqarimet' e saja lidhur me miratimin e ligjit për gjuhën shqipe, gjë që si duket i pengon shumë, ndërkohë që qëndrimin e saj e arsyeton me mosregjistrimin e popullësisë nga viti 2002.

Ky është qëndrimi i saj:

"Duhet të pranoj që unë personalisht kam qenë kundër miratimit të një ligji të tillë. Mendova dhe mendohem se materiali në përdorimin e gjuhëve më mirë mund të realizohet me ratifikimin e hartës për regjione dhe gjuhë të pakicave në Këshillin e Europës. Kjo hartë ka si ide për mbrojtjen e gjuhëve si pjesë e trashëgimisë kulturore në Europë, e me precizitet edhe më hapur për zgjidhjen e problemeve të ndryshme për gjendjen në pjesë të ndryshme të vendit. Veçanërisht më pëlqen ajo që nuk është e lidhur me përqindje dhe me numra por me atë që nënkupton përdorim tradicional të gjuhëve në pjesë të ndryshme të vendit. Megjithatë dhe përkundër asaj që Maqedonia e ka nënshkruar hartën më 25 korrik 1996 nuk është zgjidhur dhe as ratifikuar.

Dhe tash ligji është votuar.
Dhe në të ekziston theksi, gjuhë që e flasin më së paku 20% e qytetarëve.
Në momentin kur në ligj do të vendosen numra, ato duhet që të respektohen.
Që të respektohen duhet të dihet saktë nëse vërtetë arrijnë përqindjen e kërkuar.
Që të dihet nëse vërtetë numri i arritur duhet të dihet sa popullësi ka vendi dhe nëse ka etnitet për kushtet e kërkuara.
Kjo nuk mund të bazohet në propozim sepse është element i ligjit por duhet të matet.
Duke parë parasysh atë se në Maqedoni nuk është bërë regjistrim nga viti 2002, për momentin nuk ka të dhëna relevante nëse ndonjë nga gjuhët e etniteteve plotëson kushtin të parashihet në ligj.
Kjo do të thotë se ligji nuk mund të përdoret derisa të bëhet regjistrimi.
Ashtu është kur në ligj do të vendosen numra, duhet edhe të përmbahesh. Gjithçka tjetër është volonterizëm politik dhe kundër ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat