Mijallkov dhe Jankulloska këtë javë në gjykatë

Maqedonia

Mijallkov dhe Jankulloska këtë javë në gjykatë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:28
Mijallkov dhe Jankulloska

Janë caktuar për këtë javë seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target – Fortesa” dhe “Trust”.

Gjykimi për lëndët e bashkuara “Target – Fortesa” për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrimin e pajisjes për përgjim është caktuar më 17 janar.

Në këtë lëndë janë të akuzuar ish kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, por edhe ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish drektori i DSK-së, Sasho Mijallkov bashkë me shefin e kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Gjykatësja, Lenja Davitkova në seancën e fundit vlerësoi se nuk respektuar rrethanat ligjore për mbajtjen e debatit kryesor dhe për atë është anuluar gjykimi.

Sipas akuzës, nëpërmjet tre sisteme për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët fare nuk është dhënë urdhër gjyqësor. Komunikimi është bërë përpara dhe pas mbarimit të vlefshmërisë së urdhrave gjyqësor të 1.541 numrave ose gjithsej 5.287 numra telefonik. Sipas PSP-së, gjatë asaj periudhe në Maqedoni janë përgjuar mbi 20.000 qytetarë.

Më 18 janar në Gjykatën Penale seancë do të mbahet edhe për lëndën “Trust” në të cilin i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy ose tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, ashtu siç sqaroi PSP, është e formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, prej të cilëve dy nuk janë të publikuara në opinion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat