Seanca për “Target – Fortesa” dhe “Trust” këtë javë në Penale

Maqedonia

Seanca për “Target – Fortesa” dhe “Trust” këtë javë në Penale

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:02
ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup këtë javë janë caktuar seanca gjyqësore për disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale,  “Target – Fortesa” dhe “Trust”.

Më 17 janar është caktuar seanca për lëndën “Target – Fortesa” ku akuzohet ish kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, por edhe ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish drektori i DSK-së, Sasho Mijallkov bashkë me shefin e kabinetit të tij, Toni Jakimovski. Lëndë ka të bëjë me përgjime të paligjshme dhe për shkatërrim të pajisjeve për përgjim.

Më 18 janar vazhdon seanca për lëndën ”Trust”, ku i akuzuar i parë është Sead Koçan, si edhe dy persona tjerë fizik. Ata kanë përfituar paligjshëm në tenderët e ELEM deri 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat