Nimetz: Nuk ka propozim të ri për emrin e Maqedonisë

Maqedonia

Nimetz: Nuk ka propozim të ri për emrin e Maqedonisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:20
Matthew Nimetz

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar për telvizionin ERT në Greqi se nuk do të ketë propozim të ri për çështjen e emrit.

Ai ka sqaruar se në tavolinë më 17 janar, në New York, do të ofrohen idetë e mëparshme që janë diskutuar.

Sipas tij, në Athinë dhe Shkup ka momentun pozitiv, dhe se Qeveria e re në Shkup dëshiron zgjidhje të kësaj çështje, duke shtuar se edhe politika e jashtme greke dëshiron të gjej zgjidhje për këtë çështje.

Matthew Nimetz beson se edhe qytetarët janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje të caktuar të interesit të tyre kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat