Vjedhje e rëndë në Shkup

Maqedonia

Vjedhje e rëndë në Shkup

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Një autor i panjohur në periudhën nga ora 04:00 deri në orën 17:00 të ditës së djeshme, ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e K.H. (44) në rr, "Kozle" në Shkup.

K.H. mbrëmë e ka paraqitur vjedhjen në polici. Autori i panjohur me mjet të rëndë e ka hapur derën e ballkonit, ka hyrë në  banesë dhe ka marrë një orë dore për meshkuj të markës "Brejtling" në vlerë prej 1.200 euro, sasi më të madhe të stolive të arit, një armë dhe plumba të cilat i dëmtuari i ka poseduar me leje, informon MPB-ja.

Pas vjedhjes së kryer, autori ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë mënyrë, ai ka marrë dobi të paligjshme pronësore prej rreth 1.000.000 denarë, ndërsa ka shkaktuar dëm material prej rreth 5.000 denarëve. Merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat