Mançevski: Ligji për shërbime audiovizuale nuk do të tërhiqet

Maqedonia

Mançevski: Ligji për shërbime audiovizuale nuk do të tërhiqet

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:54
Damjan Mançevski

Ligji për shërbime audio dhe audiovizualenuk nuk do të tërhiqet, por mbetemi të hapur për diskutim, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski lidhur me vërejtjet nga disa shoqata të caktuara se ligji është antikushtetues dhe diskriminues.

“Do të doja të di përse këto shoqata në shumë debate publike që i patëm nuk e thanë këtë qëndrim, por e thonë përmes konferencave në opinion. Ligji nuk do të tërhiqet sepse në pajtim me informatat që i kam për një takim në Odën ekonomike të Maqedonisë, pjesëmarrësit nuk e ndajnë këtë mendim. Megjithatë mbetemi të hapur për diskutime dhe debat publik, e jo prapa dyerve të mbyllura, ta zgjidhim këtë problem dhe absolutisht jam i sigurtë se do të gjejmë zgjidhje”, tha Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kohë më parë, zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski deklaroi se Propozim ligji për shërbime audio dhe audiovizale para se të hyjë në procedurë qeveritare do të shkojë edhe për një shqyrtim në Komisionin evropian, me kërkesë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat