Grubi: Në gjuhët tona po flasim bashkë me Sofjen, Athinën, Brukselin dhe Uashingtonin

Maqedonia

Grubi: Në gjuhët tona po flasim bashkë me Sofjen, Athinën, Brukselin dhe Uashingtonin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:56
Artan Grubi

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit Artan Grubi, e mbajti mbledhjen e tetë , në të cilin ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Velikov Petkov, prezantoi programin dhe prioritetet për punën e kryesimit të Bullgarisë të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit, Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës theksoi se Maqedonia pret me 12 korrik në Samitin e NATO-së në Bruksel ftesë për anëtarësim, si dhe fillimin e negociatave  për anëtarësimin tonë në BE, në gjatë  kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së. Më pas theksoi se patjetër të bëhen reforma të nevojshme në gjyqësi, sistemin e sigurisë, mënyrën e qeverisjes, mediat, luftën kundër korrupsionit dhe detyrat e tjera që i marrim nga Brukseli. Gjithashtu, e theksoi rëndësinë për kthim  më të shpejtë të opozitës  në Parlament.

“Në gjuhët tona po flasim bashkë me Sofjen, me Athinën, me Brukselin dhe Uashingtonin. Dallimin e bën fakti që sot po flasim bashkë, drejtpërdrejt, sinqertë dhe me njëri tjetrin, e jo më për njëri tjetrin. E kur flasim me njëri tjetrin, në cilën do gjuhë që të flasim, ne do të merremi vesh. Kur filluam të flasim me miqtë tanë në Sofje, u morëm vesh menjëherë dhe ja sot, me mburrje them që në seancën e sotme plenare do ta ratifikojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë me Bulgarinë, menjëherë pasi të diskutojmë mbi prioritetet e vendit tonë fqinj dhe mik për kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian. Kur flasim me njëri tjetrin, ne rrumbullakojmë pjesën normative të një dokumenti kaq të rëndësishëm, të sponsorizuar nga SHBA-të, BE-ja, NATOja dhe OSBEja, Marrëveshjen Paqësore të Ohrit. Kjo është sukses i përbashkët dhe paraqet rrëfim të suksesit. Kur flasim me njëri tjetrin në shtëpinë tonë të përbashkët të quajtur Maqedoni, bëjmë zgjedhje të mira, shkarkojmë kryeprokurorin regresiv dhe antireformues dhe zgjedhim me shpresë një kryeprokuror të ri progresiv dhe reformues, miratojmë ligjet reformuese me kohë, zgjedhim anëtarët e gjykatës kushtetuese, inkorporojmë rekomandimet e ODIHR dhe Venedikut, përzgjedhim ambasadorët dhe gati se në mënyrë të shkëlqyer plotësojmë listën e detyrave të shtëpisë”, tha Grubi, njofton Medial.mk.

Ambasadori Petrov në fjalimin e tij  i njoftoi deputetët dhe të ftuarit e pranishëm  për moton  e kryesimit bullgar me BE-në “së bashku jemi më të fortë” si dhe për prioritet, ndërmjet të cilave e theksoi prioritetin e dytë kushtuar perspektivës evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Në atë kontekst, informoi se kryetari i Komisionit Evropian Junker , gjithashtu, deklaroi se shoqërimi i Ballkanit Perëndimor me BE do të jetë qëllim primar dhe i komisionit  gjatë këtij viti. Ambasadori propozoi se vendi i tij e mbështet Maqedoninë me hapat e Qeverisë së kryeministrit Zaev, opozita dhe sektori civil  për arritjen e qëllimeve më të larta nacionale , anëtarësim në BE dhe NATO dhe ajo të ndodh gjatë kohës kur me Këshillin Evropian kryeson pikërisht Bullgaria.

Në mbledhjen fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të RM-së në Maqedoni, ambasadori Samuel Zhbogar.

Gjithashtu, si përfaqësues i partisë më të madhe në pushtet LSDM-ja, fliste dhe deputeti Betiane Kitev si dhe koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së Ejup Alimi.

Në mbledhjen ishin të ftuar dhe morën pjesë deputet  nga më shumë komisione të Kuvendit, përfaqësues të përfaqësive konsullore diplomatike në Maqedoni si dhe një numër i organizatave  përfaqësuese vendore dhe ndërkombëtare nga organizatat joqeveritare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat