OBRM-PDUKM: Ligji për amnisti, edhe një veprim kundër shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ligji për amnisti, edhe një veprim kundër shtetit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:20
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot përmes një konference ka reaguar ndaj Ligjit për amnisti, të cilin deputetët e miratuan sot në Kuvend.

Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM tha se LSDM-ja po ua kthen borxhet kriminelëve, në dëm të qytetarëve dhe shtetit.

“Gjitha politikat destruktive për të cilat paralajmëruam para zgjedhjeve, po përmbushen. Shteti po shkatërrohet edhe në planin ekonomik edhe të sigurisë dhe politik”, tha Kostovski.

Ai shtoi se me vendimin e sotëm qeveria liroi persona të dënuar për tregti me drogë, vjedhje të rënda, mashtrim dhe vepra tjera të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat