Rasti “Monstra” dhe “Sopoti” në duar të gjykatësve maqedonas

Maqedonia

Rasti “Monstra” dhe “Sopoti” në duar të gjykatësve maqedonas

Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:01
Ilustrim

Për shkak të interesimit të mediumeve që i përcjellin seancat publike që zhvillohen në Gjykatën Themelore Shkup 1-Shkup, ku si si prokuror kompetente paraqitet Prokuroria Speciale Publike, është publikuar lista e gjykatësve që do t’i gjykojnë rastet në fjalë.

Në mesin e tyre, gjykatës i vetëm shqiptar është Osman Shabani, i cili co të gjykojë dy raste ku janë të dyshuar shumë ministra dhe funksionarë të lartë nga koha e qeverisjes VMRO-BDI, shkruan Gazeta Lajm.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të rasteve që ka ngritur PSP dhe gjykatësit që do të gjykojnë këto raste:

„Tarifa“ – gjykatëse Sofçe Gavrillova – Efremova

“Sopoti”– gjykatës Vlladimir Tufekxhiq

“Monstra”– gjykatës Ognen Stavrev

“Trezor” – gjykatëse Xhaneta Begtoviq.

“Tanku”– gjykatëse Dobrilla Kacarska

“Titanik 2” – gjykatës Ognen Stavrev

“Toplik”– gjykatës Osman Shabani

“Tenderat” – gjykatës Osman Shabani

“TNT “ – gjykatës Ognen Stavrev

”Trajektorja” – gjykatës Goran Boshevski

“Treqind”– gjykatëse Dobrilla Kacarska

“Target/Fortesa” – gjykatëse Xhaneta Begtoviq

“Transporter”– gjykatëse Dobrilla Kacarska

“Spiuni” – gjykatës Vlladimir Tufekxhiq

“Tortura” – gjykatëse Aleksandar Ristevska

“Titanik3”– gjykatëse Olja Ristova

“Dhuna në komunën Qendër”– gjykatës Dushan Josifov

“Trust”– gjykatëse Lidija Zimbovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat