Hahn: Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, është hap drejt BE-së

Maqedonia

Hahn: Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, është hap drejt BE-së

Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:13
Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ai shkruan se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë është hap drejt rrugës së vendit në BE.

Hahn vlerëson se marrëveshja njëkohësisht paraqet një moment historik në marrëdhëniet e mira fqinjësore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përndryshe, sot me 61 vota “për” dhe një “i përmbajtur” Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Me ratifikimin, marrëveshja futet në fuqi menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat