Kahrimani: Problemet në Lëvizjen Besa erdhën nga mosrespekti i organeve të partisë

Maqedonia

Kahrimani: Problemet në Lëvizjen Besa erdhën nga mosrespekti i organeve të partisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:12
Nexhbedin Kahremani

Anëtarët e Këshillit Qendror që udhëhiqen nga deputeti Nexhbedin Kahremani, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në zyrat që u hapën në Tetovë.

Kahremani në deklaratë për media tha se në Lëvizjen Besa problemet dolën nga mosrespektimi i organeve të partisë, nga siç tha, “disa miq të djeshëm të cilët janë të të etur për zyra dhe të painteresuar për interesat e shqiptarëve”.

“Këto hapësira të reja të cilat janë të mjaftueshme, janë të rëndësishme pasi do të jenë dritare për komunikim me gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e Lëvizjes Besa. Këto hapësira nuk janë të ndara në klane, rajone ose fshatra, por zyrat e Besës janë dyer për gjithë qytetarët”, tha Kahrimani.

Ai kërkoi nga anëtarët e pranishëm të mos merren me të kaluarën, por të shikojnë në të ardhmen dhe punët që i presin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat