MPPS: Kopshtet që keqpërdorin fëmijët, do të gjobiten me para

Maqedonia

MPPS: Kopshtet që keqpërdorin fëmijët, do të gjobiten me para

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kujton kopshtet e fëmijëve që të mos keqpërdoren fëmijët për organizime të ndryshme politike dhe fetare, pasi është vepër e cila dënohet me ligj.

“Ministria njofton të gjitha institucionet publike për përkujdesjen e fëmijëve, nëse fëmijët përfshihen në organizime politike dhe fetare, sipas nenit 228, i njëjti institucion do të gjobitet”, thonë nga MPPS.

Nga Ministria shtojnë se gjobat për keqpërdorimin e fëmijëve arrijnë deri në 1 mijë euro dhe i ftojnë institucionet të kenë kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat