BFI: Të kyçemi në instancat ndërkombëtare të sigurisë

Maqedonia

BFI: Të kyçemi në instancat ndërkombëtare të sigurisë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:43
Sulejman Rexhepi

Jemi bashkërisht të interesuar që Maqedonia të kyçet në instancat botërore ndërkombëtare për paqe siguri dhe mirëkuptim dhe për luftë kundër radikalizmit dhe terrorizmit theksoi kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi, sipas të cilit kjo është një mundësi e mirë për tu prezantuar kultura multikonfesionale e vendit por edhe të luftohen çështjet negative që marrin edhe viktima njerëzore.

“Me u bashkëngjit në familjen e madhe botërore është punë e madh në luftë kundër terrorizmit, radikalizmin, ekstremizmin të gjitha çështjet negative që marrin me vete edhe viktima njerëzore. Kjo është një mundësi e mirë këto ditë do të nënshkruhet edhe nga organet e shtetit sepse kemi nevojë duke pas parasysh se kemi jostabilitet nevojitet të kyçemi në këtë organizatë”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së, njofton TVM2.

Ish kryetari i Parlamentit ndërkombëtar botëror Ahmed Aljaruan tha se qëllimi i përbashkët është që të promovohet toleranca dhe të bashkëpunohet në këtë drejtim me Maqedoninë.

“Ne po shqyrtojmë mundësinë e bashkëpunimit me Universitetet dhe organizatat e tjera në Maqedoni që të sendërtojmë vlerat e tolerancës dhe paqes dhe të punojmë bashkërisht në promovimin e tolerancës dhe paqes”, tha ish kryetar i Parlamentit ndërkombëtar botëror Ahmed Aljaruan.

Memorandumi që do të nënshkruhet do përfshijë edhe përkrahjen e studentëve të dalluar nga fakulteti I shkencave islame dhe ndihmë financiare për avancimin e shkollimit të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat