“Marrëveshja”, bisedë telefonike Borisov- Zaev

Maqedonia

“Marrëveshja”, bisedë telefonike Borisov- Zaev

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:44
Bojko Borisov dhe Zoran Zaev

Marrëdhënie miqësore afatgjate mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe bazë stabile për bashkëpunim në rajon bazuar në vlera evropiane, garanton marrëveshja për fqinjësi dhe bashkëpunim mes dyja vendeve.

Ky është vlerësimi i përbashkët i kryeministrave Bojko Borisov dhe Zoran Zaev në bisedën telefonike që kanë pasur pas ratifikimit të marrëveshjes.

“Në bisedën telefonike Borisov dhe Zaev kanë qenë njëzëri se marrëveshja garanton ndërtim të raporteve miqësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe është bazë stabile për bashkëpunim në rajon bazuar në vlerat evropiane”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Borisovit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat