Këto janë gjobat nëse nuk i respektoni rregullat e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë gjobat nëse nuk i respektoni rregullat e komunikacionit në Maqedoni

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në të kundërtën do të gjobiten.

Nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacion theksojnë se duhet vozitësit të kenë kujdes për vozitje të shpejtë, lodhje, përdorimi i alkoolit, distanca adekuate mes makinave, makina teknikisht mirë…

Në të kundërtën sipas tyre pasojnë gjoba të larta për shkelje në komunikacion.

Sipas Ligjit 15 euro është dënimi nëse keqpërdoret sirena e makinës gjegjësisht vozitësi duhet të paralajmëroj me sirenë por jo edhe t’i bie sirenës disa herë.

Makina nuk duhet të parkohet në vend ku pengon sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, pengon lëvizjen e këmbësorëve dhe ngasësve të biçikletave. Në këtë rast parashihet gjobë prej 45 euro.

Nëse nuk keni dritat e ndezura gjoba është 15 euro gjatë ditës ndërsa gjatë natës 35 euro.

Nëse nuk keni kujdes sa i përket distancës mes veturave gjoba është 35 euro.

Ligji parasheh gjoba edhe për ngasësit e biçikletave. Ata duhet të lëvizin në vendet e apostrofuara për biçikleta ose në skaj të rrugës në anën e djathtë. Nëse nuk respektojnë këto rregulla atëherë gjobiten me 50 euro.

Gjobiten edhe personat që nuk posedojnë kapelë mbrojtëse derisa ngasin motoçikletë. 30 euro dënohen edhe këmbësorët që kalojnë rrugën larg zebrave.

Ndërsa vozitësit që në makinë kanë fëmijë më të vogël se 5 vjet dhe nuk kanë karrige adekuate do të dënohen me 35 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat