Rritet çmimi i shit-blerjes së duhanit në Maqedoni

Maqedonia

Rritet çmimi i shit-blerjes së duhanit në Maqedoni

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë në Maqedoni njofton se çmimi mesatar për shit-blerjen e duhanit nga prodhimi i vitit të kaluar ka arritur 214.8 denarë për kilogram.

Sipas Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, janë blerë më shumë 21.5 milionë kilgram duhan, me vlerë prej rreth 60 milionë euro.

“Duhani është kulturë strategjike e Maqedonisë, me përfitime prej 100 milionë euro në vit. Mesatarisht në vit blerja e duhanit është 25 kilogram, me vlerë prej 80.5 milionë euro. Tendenca e qeverisë është që ta zmadhojë përpunimin e duhanit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat