Shtyhet gjykimi për Jankulloskën, Boshkovskin, Grujevskin dhe Mijallkovin

Maqedonia

Shtyhet gjykimi për Jankulloskën, Boshkovskin, Grujevskin dhe Mijallkovin

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:18
Grujevski dhe Mijallkovi

Edhe seanca e sotme për lëndët ”Shënjestra-Fortesa” u shty për më 27 mars, edhe pse të pranishëm ishin të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankulloska.

Megjithatë, në seanca vazhdojnë të mungojnë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, pasi që janë në paraburgim në Selanik dhe pritet ekstradimi i tyre.

Edhe në këtë lëndë ka patur ndarje të re, kështu që lënda është në duar të gjykatëses Xheneta Bektoviq, e cila duhet që ta shqyrtoj lëndën deri më 27 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat