Në Tabanoc kapet një grup prej 11 migrantësh ilegal

Maqedonia

Në Tabanoc kapet një grup prej 11 migrantësh ilegal

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Policia kufitare ka arritur që të kapë disa migrantë të cilët ilegalisht kanë tentuar të kalojnë nga territori i Serbisë në Territor të Maqedonisë.

Sipas MPB-së, një migrant nga Somalia, katër të tjerë nga Irani dhe gjashtë migrantë nga Siria kanë tentuar që të futen në territorin e Maqedonisë, kurse paraprakisht kanë qëndruar në Serbi për një kohë të caktuar.

Që të gjithë janë dërguar në qendrën tranzitore në Tabanoc për procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat