Sindikalistët e lirë protestuan në Shkup, kërkojnë respektim të marrëveshjes kolektive

Maqedonia

Sindikalistët e lirë protestuan në Shkup, kërkojnë respektim të marrëveshjes kolektive

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:47
Pamje nga protesta

Media bën të ditur se Konfederata e sindikatave të lira organizoi protestën e paralajmëruar për ditën e sotme, ku kërkuan respektimin e marrëveshjes kolektive, pagesën e regresit për pushim vjetor dhe rritje të rrogës në sektorin publik.

Protesta e tyre u mbështet edhe nga Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK), të cilët dolën me kërkesa të tyre për sektorin e arsimit, për të treguar se do të vazhdojnë me dialogun social me Qeverinë.

Nga Qeveria janë përgjigjur se do të ulen që të bisedojnë për problemet në arsim, kurse ministresha Renata Deskoska thotë se angazhimi i tyre tejkalon kërkesat e sindikalistëve të arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat