Ivanov nuk e nënshkruan ligjin për gjuhën shqipe

Maqedonia

Ivanov nuk e nënshkruan ligjin për gjuhën shqipe

Më: 17 janar 2018 Në ora: 18:25
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deklaroi të mërkurën se ka vendosur të mos e dekretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas presidentit, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjellë me flmurin evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, i cili i ndryshon sistemet ligjore”, tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë i cituar nga ALsat –M.

Ivanov këmbënguli se ligji është në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë, ai do të rikthehet në parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat