Stoltenberg do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Stoltenberg do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:06
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoni pritet t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai gjatë ditës po ashtu do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive politike.

Nga qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se vizita zyrtarit të lartë të aleancës veri-atlantike ka për qëllim të përçojë mesazh shumë të rëndësishëm se “ Maqedonia është në interesin strategjik të NATO-s” dhe se është evidente politika e “dyerve të hapura”.

Gjatë të mërkurës, në një takim me gazetarët përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë thanë se vizita e Jens Stoltenberg paraqet dhe një shtytje për zgjidhjen kontestit që ka Maqedonia me Greqinë çështjen e emrit dhe me këtë edhe zhbllokimin e procesit integrues në strukturat euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat