Mot i ligë në Maqedoni, erëra të fuqishme dhe temperatura të ulëta

Maqedonia

Mot i ligë në Maqedoni, erëra të fuqishme dhe temperatura të ulëta

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Maqedonia është përfshirë sot nga erëra të fuqishme që kanë arritur deri 70 kilometër në orë, dhe nga temperatura të ulëta.

Në Shkup është regjistruar erë e fuqishme prej 70 kilometër në orë, kurse në Shtip arriti deri në 50 kilometër në orë. Nëpër male ka të reshura të pakta bore.

Më ftohët ka qenë në Llazaropole, Krushevë dhe Mavrovë (-6°C), kurse në ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli (5°C) dhe Dojran (4°C).

Të reshura bore ka në Mavrovë, Pretor, Topollçan, Krushevë, Ohër, Kriva Pallankë, Gjurishte, Manastir, Kodër të Diellit.

Në 24 orët e fundit në Anet e Mavrovës ka patur 33 litër të reshura shiu për metër katror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat