Saliji: Jemi të hapur për bashkëpunim me Sindikatën

Maqedonia

Saliji: Jemi të hapur për bashkëpunim me Sindikatën

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:14
Bilen Saliji në takim me kryetarin e Sindikatës

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, realizoi takim me kryetarin e Sindikatës së të punësuarve në administratë, organet e jurisprudencës dhe organizatave joqeveritare të Republikës së Maqedonisë Pece Grujovskin.

Në takim, Grujovski, falënderoi ministrin për takimin e mundësuar dhe theksoi se është e nevojshme që bashkërisht të organizojnë takim pune në lidhje me realizimin e konkluzioneve që dolën nga takimi paraprak në qeveri.

“Ministri i drejtësisë Saliji gjatë takimit siguroi Grujovskin se Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim me Sindikatën për përmirësimin e kushteve të të punësuarve që janë nën kompetencë të Ministrisë së drejtësisë. Ministri poashtu njoftoi kryetarin e sindikatës se të gjitha sektorët e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë janë të përfshira në strategjinë për reforma. Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për takime të herë pas hershme si dhe formimin e grupeve të punës në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e jurisprudencës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat