Dimitrov: Punohet për organizimin e takimit Zaev-Tsipras për propozimet e Nimetz

Maqedonia

Dimitrov: Punohet për organizimin e takimit Zaev-Tsipras për propozimet e Nimetz

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:20
Nikolla Dimitrov

Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për mediat maqedone tha se punohet dhe shpreson për organizimin e takimit mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

“Punohet që të ketë një takim mes kryeministrit Zaev dhe Cipras. Kjo shpresoj të ndodhë shpejtë, por nuk mund të them me saktësi kur dhe ku. Ky takim duhet të mbahet që të njoftohet edhe pala greke për qendrimin e Maqedonisë”, tha Dimitrov.

Dimitrov poashtu komentoi deklaratën e negociatorit të Maqedonisë për çështjen e emrit, Vasko Naumov i cili tha se propozimet e Nimetz nuk janë dinjitoze dhe shprehu pesimizëm, duke thënë se është jashtë praktikës diplomatike që një negociator të dalë me deklaratë publike në lidhje me propozimet pa mos u konsultuar me Qeverinë që përfaqëson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat