Rexhepi: Grupi parlamentar i Lëvizjes Besa vazhdon të jetë unik

Maqedonia

Rexhepi: Grupi parlamentar i Lëvizjes Besa vazhdon të jetë unik

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:26
Kastriot Rexhepi

Një nga përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi i cili është përkrahës i kryetarit aktual të këtij subjekti, Bilall Kasami në emsionin “Rruga drejt…” ka thënë se shpreson që kjo katrahurë të përfundojë sa më shpejt dhe të gjithë të përqëndrohen në zhvillimet e brendshme të Lëvizjes Besa.

”Shkarkimi i kryetarit bëhet vetëm në kongres, nuk mund të bëhet në pres konferenca apo nëpër salla”, u shpreh Rexhepi dhe në pyetjen e gazetares për vulat e partisë, ai u përgjigj se vulat janë në parti dhe te kryetari i saj, Bilall Kasami.

Ai poashtu shtoi se deputetët e Lëvizjes Besa mbeten si një grup i vetëm parlamentar dhe do të veprojnë të përbashkët në procedurat parlamentare.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Besa ëshë unik, do të veprojnë si një trup dhe do ti mbështesin të gjithë ligjet që janë në dobi të popullit shqiptar.”

Ndërsa në pyetjen e gazetares pse atëherë gjatë konferencave për shtyp kemi 2 deputetë të Lëvizjes Besa në njërin grup dhe 3 në grupin tjetër, Rexhepi për këtë tha se ka qenë një veprim i përshpejtuar nga ana e deputetëve dhe ata do të mbeten të bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat