Tsipras kërkon mendimin e kishës lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Tsipras kërkon mendimin e kishës lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:23
Aleksis Tsipras

“Në këtë moment nuk janë të nevojshme protestat, por bashkimi dhe konsenzusi kombëtar”, është mesazhi që drejtuesi i kishës ortodokse të Greqisë, gjatë takimit me kryeministrin grek.

Kryepeshkopi Jeronimos dhe Aleksis Tsipras, kanë pasur takim i cili nuk ka qenë zyrtar, ndërsa temë kryesore ka qenë çështja e emrit.

Sipas njoftimit zyrtar të kishës greke, Tsipras e ka njoftuar kryepeshkopin për rjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit.

Tsipras ka bindur kryepeshkopin se do të vazhdojë ta informojë për bisedimet dhe ka kërkuar nga ai të kontribuojë që të sigurohet klimë pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat