Thimonier: Ka hapësirë për përmirësimin e Ligjit të gjuhëve

Maqedonia

Thimonier: Ka hapësirë për përmirësimin e Ligjit të gjuhëve

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:01
Christian Thimonier

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, mendon se ka hapësirë për përmirësimit e tekstit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pasi siç thotë, bëhet fjalë për tekst të komplikuar.

Megjithatë, ai nuk beson se ligji mund të jetë arsye për tensione ndëretnike në shoqëri.

“Ka hapësirë për përmirësimin e përmbajtjes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe nuk jam i vetmi që mendon se bëhet fjalë për tekst të komplikuar, i cili nuk është lehtë të kuptohet”, tha Thimonier për REL.

Ambasadori francez nuk beson se zbatimi i ligjit do të ishte arsye për përplasje ndëretnike, pasi siç thotë, vullneti tek qytetarët është që të jetojnë së bashku dhe të ecin drejt BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat