Zaev: Jam optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia

Zaev: Jam optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:11
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Strugë me rastin e festës së “Pagëzimit”, ka folur para gazetarëve për marrëdhëniet me Greqinë dhe mundësinë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Zaev tha se është optimist dhe beson se mes dy vendeve do të gjendet zgjidhje dhe do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.

Ai shtoi se për rjedhën e bisedimeve, propozimet dhe mesazhi që është dërguar nuk duhet të flitet publikisht, që të mos rrënohen mundësitë në bisedime.

“E shini se ka proces transparent, duam që të ketë konsenzus kombëtar që të ndërtojmë zgjidhje dhe qytetarët në fund në referendum ta konfirmojnë. Jam i bindur se nëse jemi të kujdesshëm, do të gjejmë zgjidhje për çështjen që na mundon 25 vite”, tha ai.

Ndërsa sa i përket vendimit të Ivanovit në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Zaev tha se gjithçka që është sjellur është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat