Zaev dhe Tsipras të mërkurën në takim në Davos të Zvicrës

Maqedonia

Zaev dhe Tsipras të mërkurën në takim në Davos të Zvicrës

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:16
Zaev dhe Tsipras

Pas takimit të negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, i cili u mbajt në New York me ndërmjetësim të Matthew Nimetz, të mërkurën në Davos të Zvicrës do të mbahet takimi i parë i drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Në takim do të bisedohet për emrat e propozuar, si dhe për aktivitetet që duhet të ndërmarrin grupet e punës, të udhëhequr nga ministrat e punëve të jashtme.

Emrat të cilat përfliten në media janë “Gorna Makedonija”, “Nova Makedonija”, “Severna Makedonija”, “Vardarska Makedonija” dhe “Republika Makedonija Skopje”, por të gjitha të lexohen në gjuhën maqedonase dhe të shkruhen në latinisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat