Zakharieva: Maqedonia këtë vit duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Maqedonia

Zakharieva: Maqedonia këtë vit duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:15
Ekaterina Zakharieva

Është reale të pritet Maqedonia sivjet të merr ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke parë përparimin në bisedimet për emrin dhe planin për reforma, deklaroi ministrja për Punë të Jashtme e Bulgarisë, Ekaterina Zakharieva për agjencinë “Darik”.

Ministrja rikujtoi se Maqedonia ka status të shtetit kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por politika e shtetit për moszgjidhjen e problemeve me shtetet fqinje e ka lënë në një vonesë prej 13 vitesh.

“Gëzohem që qeveria e Maqedonisë kuptoi se politika ‘kundër’ nuk është politikë e vlerave evropiane”, shtoi Zakharieva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat