Gjuha shqipe, qytetarët të ndarë në vlerësime, shqiptarët por, maqedonasit kundër

Maqedonia

Gjuha shqipe, qytetarët të ndarë në vlerësime, shqiptarët por, maqedonasit kundër

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:31
Qytetari

Përdorimi i gjuhës shqipe pas miratimit të ndryshimeve ligjore, në institucionet shtetërore, në një nivel më të avancuar deti tani, pritet nga qytetarët në mënyra të ndryshme, varësisht etnisë se cilës ata i takojnë.

Për qytetarët maqedonas që Televizioni i Maqedoninë, në gjuhën shqipe intervistoi, përdorimi i shqipes në ato vende ku shqiptarët nuk janë mbi 20 %, nuk është i nevojshëm. 

Për ta, nuk është problematike nëse shqipja flitet në vendbanimet ku shqiptarët janë shumicë dhe në shtëpitë e tyre, por në institucione, duhet folur ajo që e cilësojnë, si gjuha e vetme zyrtare e këtij shteti. 

“Unë vetëm një gjë e di. Kjo është Maqedoni, dhe duhet te flitet në gjuhën maqedonase. Lirisht të gjithë mund të flasin në gjuhën e tyre, mirëpo ajo është mes atyre, ndersa gjuhë zyrtare duhet te jete vetem gjuha maqedonase dhe vetem maqedonisht të flitet”…

“Nuk e di sa është e nevojshme një gjë e tillë. Aty ku ka nevoj eshtë në rregull mirëpo aty ku nuk ka nevoj nuk shoh ndonjë arsye”…

“Aty ku janë mbi 20 %, është logjike të flasin dhe të ketë dygjuhësi, mirëpo aty ku do të jenë nën 20 %, sipas meje, nuk do të duhej të ketë dygjuhësi, si për shembull në Strumicë, Berovë, apo vende të tjera, ku nuk ka më shumë se 20%”, thonë qytetarët e anketuar.

Qytetarët shqiptarë kanë tërësisht tjetër qëndrim. Për ta, shqipja institucionale, është e drejtë e patjetërsueshme. 

Por jo vetëm shqiptarët të flasin shqip në komunikim me institucoinet, por edhe pala tjetër të mësojë shqipen, sepse gjuha është vlerë që shërben jo vetëm për komunikim mes qytetarëve por edhe për të kuptuar më mirë njëri tjetrin thonë qytetarët shqiptarë.

“Sa kam dëgjuar në lajme gjuha, shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare dhe mendoj se është dicka reale, objective, pasi ashtu edhe duhet te jetë për popullin shqiptar. Shqiptarët nuk kanë ardhur prej diku, kjo është gjuha e tyre, toka e tyre dhe duhet ti kenë te drejtat e barabarta me palën tjeter”…

“Jam duke dëgjuar në lajme dhe ai ligj do të votohet. Ne patjetër duhet të dimë gjuhën maqedonase por edhe ata duhet ta dinë gjuhën tonë”, thonë qytetarët e anketuar.

Por qytetarët thonë se ligjet në Maqedoni, edhe më herët kanë avancuar përdorimin e shqipes, por institucionet nuk i kanë respektuar ligjet deri tani.

Për disa është shqetësues fakti që gjuha shqipe nuk do të përdoret në komunikim ndërkombëtar, por vetëm brenda vendit dhe atë jo në të gjithë Maqedoninë.

“Gjuhën shqipe ne e flasim vetëm në shtepi. Në istitucione askund nuk flitet askund nuk respektohet. Ne e dimë se ligji në Parlament miratohet por nuk zbatohet, e gjithë kjo planifikohet mirëpo nuk zbatohet”…

“Siç dëgjova në lajme, gjuha shqipe në mardhëniet ndërkombëtare, nuk guxon të përdoret. Më tëper është për perdorim të mbrendshëm. Askush nuk mund të ma ndalojë mua gjuhën e nënës ta flas… Avancim patjeter do të ketë po avancohet edhe ai i cili gjoja po na lejon me fol shqip”, thanë qytetarët e anketuar.

Ligji për gjuhët, tashmë pret edhe një herë votën e deputetëve, pas vendimit të presidentit Ivanov, që të mos e dekretojë të njejtin. 

Gjithsesi, ligji avancon tepër përdorimin e shqipes dhe kjo është rrugë e mirë që në një të ardhme të afërt, të inicohen edhe ndryshime Kushtetuese që do ta bëjnë gjuhën të cilën e flasin pjestarët e etnitetit të dytë më të madh në vend, tërësisht të barabartë me maqedonishen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat