Ekspertët adresojnë kritika për reformat e reja në arsim

Maqedonia

Ekspertët adresojnë kritika për reformat e reja në arsim

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Reformat e paralajmëruara në Arsim nga ana e ministres Renata Deskovska ditë më parë, për profesorin Tahir Zajazi, janë të pamundura duke marrë parasysh kushtet nëpër shkolla dhe metodën e mësimdhënies deri më tani.

Ai thotë se mësuesit dhe arsimtarët nuk janë të gatshëm të kryejnë zbatimin e këtyre reformave, pasi deri më tani, shkollat e vendit kanë zhvilluar proces mësimor në mënyrë tradicionale pa praktikimin e metodave moderne.

"Mësuesi jonë nuk është në gjendje të pranojë reforma fragmentale, të shkëputura sipas vullnetit të ministrave apo ministrive që ndërrohen sipas kohës sepse ai është i trajnuar të punojë në një stil pune. Andaj nga dita në ditë po ndodh degradimi i arsimit.5:43 Të gjitha këto janë përralla, përralla që vijnë nga qendra shoqërore, ?inistria e Arsimit. Është e pamundur që asgjë të mos aplikohet, le t’i lënë mësuesit rehat, të punojnë ashtu siç kanë punuar më parë. Me këto ndërhyrje mësuesin e lë në huti, në mes modernes dhe tradicionales, ata janë mësues tradicional. Këto ndërhyrje të reduktimit të lëndëve arsimore si sublimimi i tyre nga tre në dy, apo nga dy në një është prerje dhe ndërhyrje artificiale, nuk ka funksion, nuk ka shpirt, nuk ka ardhmëri, nuk ka perspektivë në ndërtimin e ardhmërisë së nxënësit dhe shoqërisë"- deklaroi profesori Tahir Zajazi.

Nga ana tjetër profesori Xheladin Murati konsideron se arsimtarët duhet t’i nënshtrohen një lloj trajnimi me qëllim që këta reforma të gjejnë zbatimin e vërtetë në praktikë.

"Reforma që po planifikohet të nis nga klasa e parë ka risi në krahasim me programin i cili është në zbatim e sipër tani. Kjo do të thotë se duhet të bëhen ndryshime, por ato duhet të maten mirë që të mos ndodhin gabime të cilat kanë ndodhur deri më tani. 2:40 Unë nuk e shoh të arsyeshme që muzika dhe edukata figurative të ndahen veçmas edhe pse bëhet reduktimi i lëndëve. 3:28 Mund të them se kushte ka, duhet të bëhet trajnimi i arsimtarëve për ta zbatuar këtë projekt edhe pse arsimtarët janë të përgatitur për çdo reformë, për çdo ndryshim dhe për çdo gjë që propozohet si ndryshim në zhvillimin e procesit arsimor nga klasa e parë"- deklaroi profesori tjetër Xheladin Murati.

Me reformat e paralajmëruara parashihet reduktimi i lëndëve dhe orëve mësimorë, ku parashihet që nxënësit të kenë katër orë mësimore në ditë apo njëzet orë në javë, e njëjta të zgjasë 55 minuta prej të cilave 15 minuta të jenë aktivitete.

Po ashtu me reformat parashihet tërheqja e detyrave të shtëpisë dhe mundësia për shfuqizimin e Kembrixhit për klasën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat