Përgatitet strategji për zvogëlimin e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni

Maqedonia

Përgatitet strategji për zvogëlimin e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni

Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot informoi se në vijim janë bisedime intensive me mjekët e shërbimit pediatrik, shërbimit të kujdesit intensiv në klinikat e pediatrisë dhe gjinekologjisë, për shkak të problemit me numrin e madh të vdekjeve të fëmijëve të porsalindur. Ai theksoi se është në përgatitje Strategjia për zvogëlimin e vdekshmërisë te fëmijët e porsalindur.

“Janë përfshirë edhe organizata të huaja nën përfaqësimin e OKB-së dhe ofrojnë ekspertizë, ndërsa formohet edhe kornizë për stërvitjen e kuadrit për tejkalimin e këtij problemi, si dhe plane për ndryshime strukturore në suaza të kujdesit intensiv në Klinikën gjinekologjike, në pjesën ku janë vërejtur problemet”, tha Filipçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat