Mickovski i VMRO-së, nuk jemi kundër shqiptarëve, por shqipja sjell implikime…

Maqedonia

Mickovski i VMRO-së, nuk jemi kundër shqiptarëve, por shqipja sjell implikime…

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:04
Mickovski i VMRO-së

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat shqiptare lidhur me kundërshtimet e liderit të saj për gjuhën shqipe.

Në reagimin e kësaj partie drejtuar mediave të vendit thuhet se, lideri Hristian Mickovski nuk është kundër shqiptarëve, por se, Ligji për gjuhët nuk është kushtetues dhe se dëmton maqedonasit, shqiptarët por edhe etnitetet tjera.

“Deklarata lidhur me Ligjin për Gjuhët është dhënë mbi bazën e analizave të bëra për dëmet që mund të sjell ky akt ligjor, si dhe në raport të jo kushtetueshmërisë, poashtu edhe në raport me rrezikun e kohezitetit në Republikën e Maqedonisë.

Ky Ligj, definitivisht nuk do të jetë në dobi të shqiptarëve, kurse do të shkaktoj implikime të rëndësishme financiare.

Ky Ligj është jo kushtetues, e ndryshon karakterin e shtetot dhe është vështirë i zbatueshëm. Kjo do të sjellë pasoja që institucionet e vendet të mos jenë funskionale, si për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni kanë nevojë për institucione funksionale”, thuhet në reagimin e VMRO-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat