Freedom House: Maqedonia, shtet pjesërisht i lirë

Maqedonia

Freedom House: Maqedonia, shtet pjesërisht i lirë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 13:20
Sipas shteteve, 45% e shteteve të botës konsiderohen si të lira, 30% konsiderohen si pjesërisht të lira, si edhe 25% konsiderohen si jo të lira.

Freedom House ka publikuar raportin më të ri për të drejtat politike dhe liritë qytetare në botë.

Në këtë listë, në vendin e parë për gjendje më të keqe është Siria, e pasuar nga Sudani Jugor dhe Eritrea.

Sipas shteteve, 45% e shteteve të botës konsiderohen si të lira, 30% konsiderohen si pjesërisht të lira, si edhe 25% konsiderohen si jo të lira.

Sipas numrit të popullsisë, 39% e popullsisë në botë janë të lirë, 24% e popullsisë në botë janë pjesërisht të lirë, kurse 37% e popullsisë konsiderohet jo e lirë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Maqedonia, janë radhitur si shtete pjesërisht të lira në aspektin e të drejtave politike dhe lirive të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat