Kanë filluar protestat kundër rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut

Maqedonia

Kanë filluar protestat kundër rikualifikimit të lëndës në rastin e Almir Aliut

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:15
Protesta per rastin e Almir Aliut

Dhjetëra qytetarë tek “Ura e Gurit” në Shkup kanë filluar protestat kundër rikualifikimit të lëndës për vrasjen e Almir Aliut.

Protestat mbahen nën moton “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, si pasojë e kërkesës së prokurorëve të vrasësit të Almirit, të cilët kërkojnë që lënda nga “vrasje e qëllimshme” të cilësohet si “aksident me pasojë vdekje”.

“Shpresojmë dhe jemi këtu që të parandalojmë rikualifikimin e lëndës. Kjo luftë nuk është për të gjithë ne. Kjo luftë nuk është vetëm për Almirin, është për neve në të ardhmen. Prej këtu do të shkojmë para prokurorisë për veprim simbolik. Sado që të jemi të qetë, zëri i Almirit nuk dëgjohet. Për këtë ne kemi dalë të protestojmë”, tha Visar Vishka, aktor dhe nismëtar i kësaj proteste.

I akuzuari për vrasjen e 4 vjeçarit Almirit, Boban Iliq, i cili para disa seancash kishte pranuar veprën për të cilën akuzohet, tha se ndihet fajtor dhe shumë i penduar.

Ndërkaq, të akuzuar janë edhe prindi i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu për vepër penale “përdorim të dhunës”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat