Kallëzohet penalisht ish-kryetari i komunës së Prilepit

Maqedonia

Kallëzohet penalisht ish-kryetari i komunës së Prilepit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:27
Marjan Risteski

Shtëpia e Pleqve “Kiro Kërsteski-Pllatnik” në Prilep ka ngritur kallëzime penale kundër ish-kryetarit të komunës së Prilepit, Marjan Risteski, ish-drejtoreshës së kësaj shtëpie, Irena Sterjovska-Llokvenec, dhe ndaj Darko Ribaroski, për keqpërdorime në këtë shtëpi.

Penalisht është kallëzuar edhe firma “Marfill”, bën të ditur 24Vesti.

Ekzistojnë dyshime se të kallëzuarit e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, pasi që Irena Sterjovksa-Llokvenec është emëruar drejtoreshë në kundërshtim me kushtet e posaçme nga konkursi i shpallur.

Në këtë rast, kontestohet përvoja e punës, që sipas konkursit ishte katër vjet, kurse Llokvenec kishte më pak se aq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat