Deputetja Peshevska mbetet në paraburgim

Maqedonia

Deputetja Peshevska mbetet në paraburgim

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:31
Deputetja Zhaklina Peshevska

Deputetja Zhaklina Peshevska do të vazhdojë të mbetet në paraburgim. Kështu thonë burime të 24Vesti nga Gjykata e Apelit.

Apeli e ka pranuar vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit dhe e ka refuzuar ankesën e Peshevskës që të mbrohet në liri.

Ajo është arsyetuar se nuk ka bërë asnjë vepër penale, e aq më pak terrorizëm, duke theksuar se i është rrezikuar shëndeti i tre fëmijëve të saj të mitur.

Edhe avokati i saj, Boro Tasesvki thotë se është kontestuese procedura e arrestimit, e deri te vazhdimi i paraburgimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat