Aleanca për Shqiptarët demanton informacionet e rrejshme

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët demanton informacionet e rrejshme

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:50
Aleanca për Shqiptarët

Demantojmë lajmin e publikuar në disa media e që kishte të bënte me të pavërteta lidhur me aktivitetin e djeshëm të Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Lajmi i vërtetë ishte interesi i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e parezervë e struganëve dhe jo vetëm, ndaj idesë politike të Aleancës për Shqiptarët.

Çdo lajm tjetër me tendenca për ta zbehur apo për ta larguar vëmendjen nga e vërteta, bën pjesë tek shpifjet dhe propaganda e ulët ditore e subjektit politik të quajtur BDI. Nëse vëreni mirë fotografitë e një gazetari që qarkullojnë në disa media, do të kuptoni se ku janë bërë ato foto.

Fotot e “gazetarit” të portalit fiktiv të Merkos dhe tajfës së tij, janë bërë brenda objektit të Komunës së Strugës, prandaj të nderuar qytetarë mos bini preh e manipulimeve të tilla. Kjo tregon qartë se kush i orkestron dhe i monton shpifjet dhe sulmet e tilla të ulëta kundër shqiptarëve dhe Aleancës së tyre.

Gjithmonë kemi ruajtur dhe kemi luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë. Do të vazhdojmë të mbrojmë dhe të mbështesim fuqishëm lirinë e të shprehurit, lirinë e medias dhe të qytetarit të thjeshtë sepse vetëm në këtë mënyrë do kultivojmë dhe ndërtojmë një shoqëri dhe sistem të mirëfilltë politik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat