Ivanovi pret mbështetje të fuqishme nga Bullgaria për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Maqedonia

Ivanovi pret mbështetje të fuqishme nga Bullgaria për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Më: 22 janar 2018 Në ora: 19:37
Gjorge Ivanov dhe Ivan Velikov Petkov

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov është takuar me ambasadorin bullgar në Shkup, Ivan Velikov Petkov, të cilit kryetari Ivanov i ka uruar suksese në realizimin e programit të Bullgarisë në kryesimin e Këshillit të Evropës.

Ivanovi konsideron se rritja e interesimit të BE-së për rajonin paraqet klimë pozitive për zgjerimin e saj, dhe se kjo është mjaft e rëndësishme për Maqedoninë.

Në takim, Ivanov ka shprehur pritshmëritë e Maqedonisë për një mbështetje të fuqishme të Bullgarisë në fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat